Meshkujt braktisin të dashurat e sëmura

Meshkujt braktisin të dashurat e sëmura

Për dallim nga femrat, meshkujt më shpesh i braktisin femrat e tyre nëse ato sëmuren nga ndonjë sëmundje serioze, tregon një hulumtim i ri.

Ekspertët amerikanë kanë realizuar një studim te 500 çifte, te të cilët njëri nga partnerët vuante nga njëra prej sëmundjeve serioze: kanceri ose skleroza multiple.

Rezultatet kanë treguar se meshkujt për shtatë herë më shumë do ta braktisin të dashurën e tyre, nëse ajo sëmuret nga ndonjë sëmundje serioze, derisa femrat rrallë e bëjnë një veprim të tillë ndaj partnerit.

Edhe analizat statistikore kanë treguar se martesa më shpesh merrte fund kur partneri i sëmurë ishte femër.

Me një fjalë, femrat janë shumë më të mira për t’u përballur me situata të vështira në krahasim me meshkujt.

3 komente

  1. Tewidja says:

    nuk duhet me u ngut me perfundu dashuria menjeher veqse e ka ni smundje duhet hulumtohet dhe te mirret vesh sa e rrezikshme asht ajo semundje :D

  2. jeta says:

    une mendoj se maeshkujt nuk kan ndjenja te sinqerta si ne femrat me nje fjal se din te duan sepse pa mar parasysh smundjen dashuria nuk mund te humbet seose ndjenja e sinqert mposht gjdi gj jetaaaaaaaaaaaaaaa

  3. bujari says:

    gjithve apel se njeriju edhe pse pas nje kohe ta dashures i shfaqet ndo nje smuj mos hamenduni se ajo esht prej natyres mos merrni nxitim te ndani nga nje dashuri evertet sepse sprov per at qe sedin se gjithqka dot ket zgjidhje nket jet ju faliminderit permirkuptim bujari

Komento