Shpëtoni lidhjen tuaj pa folur
Zakonisht, reagimi ynë i parë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donim ne, është të qartësojmë gjendjen nëpërmjet diskutimit. Shpesh mendojmë se, edhe nëse meshkujt do t’i përballonin gjërat me të njëjtën mënyrë, do të ishte më e lehtë të shmangeshin disa kriza në lidhje. Por ja që e kemi gabim.
Çfarë thonë specialistët
Studime të fundit treguan se, diskutimet pa fund rreth lidhjes tonë është më shumë e mundshme të bëjnë keq sesa mirë. Ndërkohë që, femrat synojnë diskutimin, meshkujt ndihen në siklet të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe jo vetëm; sepse zakonisht këto dialogje përfundojnë në ankesa dhe grindje për “dështimin” e lidhjes. Çështja është edhe fizike. Sipas studimeve, qarkullimi i gjakut në muskujt e meshkujve rritet kur ata bëjnë këto lloj bisedimesh, sepse përjetojnë tension më të madh. Dhe për këtë ndihen në siklet të flasin, sidomos kur ndiejnë turp. Dhe më e mundshmja është të ndihen kështu sepse mënyra që t’ju afrohemi i bën të ndihen se na shkaktuan shqetësim (madje edhe nëse nuk ndodh diçka e tillë) duke i i bërë të ndihen pak për ne dhe në fund të dështuar. Por meqë ata mësojnë që të vegjël se, nuk duhet të tregohen të brishtë zhvillojnë mbrojtjet (që ngjanë më shumë me sulmin) që të shmangin dhimbjen që mund t’ju shkaktojë ky turp. Dhe mënyra më e thjeshtë që ta arrijnë, është të shmangin diskutimet.
Rrethi vicioz
Femrat nga ana tjetër e kuptojmë këtë qëndrim të partnerit si indiferencë, ndërkohë që bëhet fjalë për një mënyrë të ndryshme reagimi. Kështu, sa herë që gjejmë një shkak për diskutim, dhe me sa duket gjejmë më shpesh sesa duhet, fillojmë me një temë dhe në fund përfundojmë në diçka tjetër që na sjell që të dy në një situatë shumë të vështirë. Për shembull, blejmë një fustan të ri që t’i pëlqejmë të dashurit dhe e pyesim me padurim nëse na shkon. Ai, duke menduar se e blemë që të shkaktoj më admirimin e meshkujve tjerë, nuk tregohet aq i entuziazmuar sa prisnim. Si pasojë, të zhgënjyera fillojmë të grindemi me gjënë më të vogël. Në fillim me naze, por dalëngadalë një gjë sjell tjetrën dhe në fund gjendemi duke u zënë pa parë ndonjë fund të mirë në horizont.
Ai nga njëra anë nxehet dhe nga ana tjetër mërzitet që na bëri të ndiheshim keq, por tashmë është vonë. Por, nëse që në fillim do t’i kishim thënë se e kishim zgjedhur atë fustan që t’i pëlqejmë vetëm atij, nuk do të ndihej i kërcënuar, përkundrazi do të ndihej i rëndësishëm. Dhe nëse ai në vend që të shfaqë pasigurinë e tij, na thotë se sa shumë na shkon fustani ynë i ri dhe sa shumë i bëhet qejfi që përpiqemi t’i pëlqejmë, do të ishim të gjithë të lumtur.
Fjalët e shumta janë fukarallëk
Tregoni që interesoheni
Përpiquni t’i shfaqni njëri-tjetrit me gjëra të thjeshta sa i rëndësishëm është për ju partneri. Dërgojini një mesazh kur është në punë, që ta pyesni si po i shkon dita dhe shkruajini se e doni. Thojini sa i bukur është, bëjini surpriza të mëdha ose të vogla njëri-tjetrit etj …
Preke
Meshkujt kanë rreth 2-3 herë më shumë nevojë për prekje sesa femrat që të fillojnë “të lidhen”. Pra, nëse doni të flisni me partnerin tuaj për diçka që ju shqetëson, fillojeni bisedën me një prekje të butë që ta sillni më afër vetes.
Dilni jashtë
Shumica e femrave thonë se, i bëjnë bisedat më të mira me partnerin e tyre kur ecin ose janë në makinë. Pra, transferojeni lidhjen tuaj jashtë shtëpisë, në vende më asnjëanëse, që do të ndihmojnë në një ç’tensionim të mundshëm.
Ndani rutinën
Për meshkujt është shumë e rëndësishme të ndiejnë që jemi afër tyre dhe se mund të bëjmë çdo ditë gjëra bashkë. Për këtë arsye ndani rutinën tuaj. Pas kësaj, fjalët do të ishin të tepërta.


(3 votes, average: 3.67 out of 5)
a ju paska kap seksi valla
ola qysh jeni une ju premtoj se shkollat se qytetet do te jen te ndreqta
Po waLLaH Mass Pari DuuheeT Mia Niss DjaLii Tanii Vajza OK tung Ju Pershendess faqeKs klm
hey ??
Edhe un jam Dashuru Me ni Fajz po ajo mue spo dashurohet kshtu na folum me 4-5 or edhe nuk dashurohet pisja heeheheheh ok tung klm mpuq
valla dajzi nese pret femna me ja nis e para ki me met pa dashni krejt hahah po ma mir nisja ti ……tung qaoo
Eh ktu pom pelqen shum kjo fjaLi :Meshkujt kanë rreth 2-3 herë më shumë nevojë për prekje sesa femrat që të fillojnë “të lidhen”. Pra, nëse doni të flisni me partnerin tuaj për diçka që ju shqetëson, fillojeni bisedën me një prekje të butë që ta sillni më afër vetes.
UNE PER VETI QESI LLOJ TIPI JAM . QE KOM QEF MJA NIS E PARA FEMNA :D QATEHER MENOJ QE NIME OSHT KAM DON :O :P
SUKSESSEE FAQEKS
suksese ne dashuri
o jeton thuj more se kurgja nuk bahet se edhe met te refuzu sbahet kurgja se nuk esht femna e fundit ne ket dynja thuj qe e don nese te refuzon nihere ma nuk ka me te refuzu ka me ardh ajo mas teje veq ishalla ki sukses e te pranon….
valla jeton nese je dashuru shum atehere shpreheja ter dashurin qe ke per te une mendoj kshtu merre si kshill e nese ja shpreh ni her ose dy her e nuk i intereson atehere largov prej saj tani ajo vet ka me ardh me te kerku se ka mu dashuru ne ty prej pervojes po flas hahahahhahha……….tung e ishalla te don edhe ajo.
Mire o me hesht po une smuj se plasi mos me than ata qe um shqetson
ok klm
tung e kan ni problen jam dashuru ne ni vajz po spo di si me ja tha a mundeni me me ndimue